Fletore / Sketchbook / Brraka – Tirona Retro

Në vitet 1800 Brraka ishte pronë e familjeve të pasura tiranase dhe kishte pak shtëpi të tipit kullë me tulla balte. Në këtë kohë, përreth këtyre shtëpive u ngulën me lejen e pronarëve dhe bejlerëve edhe pjestarë të komunitetit rom, të cilët u shërbenin këtyre familjeve por edhe qytetit për aheng dhe tregti.

Në fundvitet 1800, Brraka kishte një prani të madhe të komunitetit EgjiptianMe ardhjen e komunizmit, shpërngulja e komunitetit Egjiptian filluan në masë për nga pjesa tjetër e Unazes, ku pikërisht kryheshin ekzekutimet e Burgut 313 të Tiranës.Megjithatë emri Brrakë është ngulitur fort, jo vetëm në memorien e banorëve autoktonë të saj, por edhe prej atyre që rishtazi kanë populluar godinat e reja dhe moderne që janë ndërtuar pas viteve ’90 në këtë zonë të qytetit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TFORTIT