TFORTIT e Shkollave

Tfortit e shkollave, është një nga seritë më të reja në Kategorinë e TFORTIT e cila ndërlidh emrat e shkollave të mesme me një version sportiv të tyre në formatin UFC.

Qëllimi ka qenë që shumica nga ne kemi përfunduar një nga këto shkolla apo jemi në to dhe kurrë nuk e lidhim me personazhin të cilin ka emrin shkolla apo veprat e tij, por me shkollën si objekt. Në këtë format janë përdorur dhe tatuazhet si një formë tregimi i asaj që ato kanë bërë apo dhe datave historike, frymëzimet e tyre…

Ne nuk e komentojmë dot historinë, nuk i bëjmë dot ato të këqinj apo të mirë sipas ngjarjeve politike por i përshtasim historinë në një version që t’i afroj atë me të rinjtë. Që nesër kur të themi jemi t’Fortit e Ismailit ta lidhim atë me veprat që ai ka bërë dhe jo me më të keqin e shkollës. I fortë është ai që i shërben komunitetit dhe Kombit, qoftë për kah studimi, qoftë për kah aktivitetet e dobishme si: ruajtja e ambientit, puna vullnetare dhe aktivitetet bëmirëse.

Ndërlidhja me aktivitetin sportiv si sporti i UFC apo MMA-së është për të dhënë mesazh që sporti bashkon këta individë, pavarësisht se jemi në shkolla të ndryshme, pavarësisht se mund të grindemi sa një krah i qytetit me tjetrin, në fund jemi një komb i cili ka vetëm një qellim, ti bëjë shqiptarët bashkë. Personazhet i kemi zgjedhur nga gjimnazet e Tiranës, por nga kërkimet tona këto personazhe janë kudo në qytetet shqiptare, në Kosovë apo dhe Maqedoni, prandaj dhe personazhi nuk do ngelet lokal por ai do të shkoj kudo ku ka shqiptarë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

TFORTIT