Pavarësia. E nisim kështu projektin me 5 imazhe grafike të nëntorit historik të shqiptarëve.

Projekti jonë ka kapur ngjarjet historike që e kanë karakterizuar nëntorin dhe që kanë pasur ndikim në historinë kombëtare shqiptare.
Nuk kishte se si të niste ndryshe sesa me heroin kombëtar, Gjergj Kastrioti i cili në vitin e largët 1443, ngriti flamurin në Krujë.

Pavarësisht ngritjes së flamurit në Krujë, lufta per pavarësi të shqiptarëve nuk u ndal asnjëherë. Nuk ka fëmijë apo të rritur që nëntorin nuk e lidh me dy figurat që janë prej vitesh sinonim i këtij muaji, Ismail Qemali e Isa Boletini, që me të dtejtë konsiderohen si etërot e shtetit të pavarur shqiptar.

U quajt “nëntori i tretë”. Historia më e re e shqiptarëve e ka “përzgjedhur” nëntorin pêr daljen e parë në skenë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ditëlindjen e njeriut ikonë të kësaj ushtrie, Komandantit legjendar Adem Jashari.

Nëntori i Skenderbeut, i Ismailit, i Isës e Ademit, i UÇK-së…është një muaj që kërkon lavdi e lavdi, dhe gjithashtu sjell ngjarje e heroizma të jashtëzakonshëm të historisë kombëtare.
Nëntori i përkëdhelur mes dhimbjeve dhe krenarisë. Nëntori i dëshmorëve-kurbanë të themeleve të shtetit shqiptar dhe të qenies sonë.
Nëntori, muaji që na përkujton se lufta dhe përpjekjet për bashkim kombëtar nuk kanë mbaruar asnjëherë dhe nuk do të marrin fund derisa nëntori dhe nëntorat e tjerë do na ndriçojnë rrugën drejt amanetit të të rënëve.

Grafika
Sic dihet qellimi jone kryesore eshte te afrojme te rinjte ne historine kombetare dhe prandaj stili dhe frymezimi qe kemi zgjedhur ta bejme ate eshte e markes Supreme duke i sjellur personaszhet ne nje menyre me rinore dhe jashte standarteve sic jemi mesuar ti shohim ato.

Produktet
Pavaresia do jete e prodhuar ne Blloqe me Spirale (sketchbook) me 70 flete 90 grm e cila do kushtoje 250 Leke Blloku. Poashtu dizanjet mund ti porosisni te stampuar dhe ne Hoodie apo T Shirt tek kategoria jone N’Klub.

One reply on “Pavarsia

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TFORTIT